Numri i të shëruarve shkon në 79

Numri i të shëruarve shkon në 79

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se edhe tetë persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë.

“Sot më 16 prill 2020, janë shëruar edhe tetë (8) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79)./21Media