Tottenham do të provojë me çdo kusht arritjen e një vendi në zonën Champions

Tottenham do të provojë me çdo kusht arritjen e një vendi në zonën Champions

Arsenali ishte skuadra e parë angleze që rinisi stërvitjen, ndonëse duke respektuar distancimin social, ndërsa klubet e Premier Leagues po përgatiten për të rifilluar sezonin dhe për ta çuar deri në fund, si mënyra e vetme për të shmangur humbje të mëdha ekonomike.

Ditën e sotme në fushë në stërvitje doli edhe skuadra tjetër londineze, Tottenhami, teksa futbollistët, të drejtuar nga trajneri Jose Mourinho dhe përgatitësit atletikë, kryen ushtrime fizike në distancë nga njëri-tjetri, siç është e parashikuar në protokoll.

Vihej re prania në seancë e kapitenit dhe sulmuesit kryesor të ‘Spurt”, Harry Kane, i cili duket se ka lënë pas dëmtimin që e mbante prej muajsh jashtë fushave dhe pritet të jetë i gatshëm për pjesën finale të sezonit.

Tottenham do të provojë me çdo kusht arritjen e një vendi në zonën Champions dhe duket se ndërprerja e kampionatit erdhi në momentin e duhur për skuadrën e Mourinhos, pasi portugezi po përballej me dëmtime të shumta në repartin e sulmit.

Megjithatë me rikuperimin e Kane dhe Hueng-Min Son, reparti i avancuar mund të quhet i kompletuar dhe portugezi do ta ketë më të lehtë të udhëheqë të tijtë drejt vendit të katërt të renditje.