Gjendja e pacientëve të hospitalizuar në Klinikën Infektive

Gjendja e pacientëve të hospitalizuar në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me Covid-19, prej tyre 39 persona janë në gjendje stabile, 12 prej tyre janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 pacientë janë në gjendje kritike. Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha në një konferencë për media, e cila po ashtu bëri të ditur se edhe tre persona janë liruar në shtëpi, meqë janë shëruar.

Ajazaj Berisha bëri të ditur se nga stafi mjekësor, janë 5 infermierë të infektuar, dy prej të cilëve janë shëruar, 1 është drejt shërimit dhe dy janë në gjendje stabile./21Media