21 të shëruar në Malishevë

21 të shëruar në Malishevë

Edhe tre persona të prekur me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, janë shëruar plotësisht. Këtë e kanë konfirmuar vet pacientët dhe familjarët e tyre, në komunikimin me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë.

“Numri i të shëruarave nga Malisheva, po shkon drejt rritjes së vazhdueshme dhe me rastet e sotme, arrin në 21 persona të shëruar, dhe në ditët në vijim ky numër pritet të rritet në vazhdimësi.”, thuhet në njoftimin e komunës./21Media