Edhe tri viktima të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit janë shënuar në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Klinika Infektive e Kosovës.

Dy viktimat vijnë nga Prizreni dhe nga Rahoveci.

“Dje, në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit dhe sot në orët e “mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti A.M. 1964 nga komuna e Rahovecit, të cilët veç infeksionit me Covid-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese. Po ashtu, sot në orën 10:30, ka vdekur pacienti me inicialet H.K, viti i lindjes 1959 nga Prizreni, i cili eshte pranuar në Njesinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive ( NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Kosova deri më tash ka konfirmuar 2,432 raste me koronavirus. Prej tyre, mbi 1,140 mbeten aktive./21Media