Komuna e Skenderajt ka konfirmuar edhe për tri raste të reja me koronavirus. I pari i kësaj komune, Bekim Jashari ka bërë të ditur se si komunë kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe këto raste janë në vetizolim.

“Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe tani rastet futen në vetë izolim. Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon. Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese”, ka shkruar Jashari në Facebook./21Media