Këngëtarët e njohur, Edi Krasniqi dhe Rifadije Grajçevci kanë publikuar këngën e tyre të radhës.

“Sonte” titullohet bashkëpunimi i çiftit të njohur, i cili është publikuar mbrëmë, shkruan rtv21.tv

Projekti i Edit dhe Rifadijes është publikuar me videoklip. Për tekstin e këngës dhe videon është përkujdesur Edi Krasniqi, ndërsa për muzikën Rrahman Kryeziu.

Disa nga duetet e Edit dhe Rifadijes janë: “Jo moj zemër”, “Dashni”, “Bëhet mirë”, “Ti je zemra”, “E pranoj”, etj./21Media