​Edi Rama: Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në këtë datë historike për të gjithë shqiptarët ka ndarë një urim të veçantë duke kujtuar figurën emblematike të heroit Adem Jashari.
Rama mes tjerash ka shkruar në Facebook se, historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të heroit, copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik.
Kryeministri Rama ka theksuar po ashtu se, Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë.
Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
28 Nëntori i vitit 1912 shënoi një kthesë historike për popullin shqiptar, pasi që nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.
Shqipëria këtë vit shënon përvjetorin e 110 të pavarësisë./21Media

Back to top button