Biznesmeni i njohur Behgjet Pacoli i cili njëkohësisht është edhe kryetari i partisë AKR,  është në prag të shënimit të 69 vjetorit të lindjes.

Kryeministri i Shqipërisë dhe miku i tij, Edi Rama përmes një postimi të gjatë në Facebook e ka uruar Pacollin.

Ky nuk ishte një urim i thjeshtë për ditëlindje, por ishte një përmbledhje e biografisë së biznesmenit, parë nga perspektiva e Ramës.

Rama vlerësoi lartë punën  djalit të varfër nga Mareci i cili sot është binzesmeni më i madh shqiptar. Edi Rama e krahasoi Pacolli me personazhin e famshëm të Migjenit “Lulin e Vocërr”.

“Luli i Vocërr i Marecit u bë bosi i madh i Mabeteksit, falë një fuqie për të ëndërruar, një kurajoje për të guxuar e një aftësie për të fluturuar, që e bëjnë Bexhet Pacollin një fenomen unikal suksesi të llojit të vet në botën shqiptare. The sky is the limit, qielli është kufiri, do të ishte përkufizimi më i sigurtë për jetën e tij, që edhe do ta shpëtonte këdo që do të rrekej t’ia kornizonte historinë, qoftë nga detyrimi i pamundur për t’ia rrokur atë krejt dhe qoftë nga pamundësia për të mos gabuar në leximin e këtij personazhi sa tokësor e të vërtetë, po aq ajror e romanesk.”, shkroi ndër tjerash Rama.

#EDHE100 💐BEHGJET PACOLLI bën plot 69 vite të jetuara në një fluturim të vazhdueshëm, qëkur u dha krahëve e u shkëput…

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 28. August 2020

Megjithatë, sot nuk është ditëlindja e Pacollit, por të dielën më 30 gusht. Këtë e ka sqaruar këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli./21Media

https://www.facebook.com/murseli16/posts/396299661487308