Edi Rama rizgjidhet zv/President i Internacionales Socialiste

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është rizgjedhur për një mandat të tretë si zv.President i Internacionales Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri e dha lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.
“Kryeministri, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama rizgjidhet për një mandat tjetër zv.President i Internacionales Socialiste. Më herët Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste votëbesoi në detyrën e Presidentit kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez që mori vlerësimin edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesë e familjes së madhe të socialistëve dhe progresistëve të botës”, ka shkruar Gjiknuri në rrjetet sociale.
Mandatin e parë e mori në vitin 2013, ndërsa të dytin në vitin 2017.

Back to top button