Edicioni i parë i “Digital Transformation – The future of Work” vjen në Prishtinë

Të enjten më 1 Qershor në ambientet e Klan Arena në Prishtinë do të mbahet konferenca e parë e Digjitizimit dhe Digjitalizimit të Dokumenteve, e organizuar nga Art House kompania pionere dhe e vetme në Kosovë për ofrimin e shërbimeve të Digjitizimit dhe Dgjitalizimit të Dokumentete, në bashkëpunim me partnerët Xerox dhe Kofax, kompani lidere botërore në Digjitizim dhe Sisteme të Menaxhimit të Dokumenteve (DMS).

Konferenca mban emrin “Digital Transformation – The Future of Work” dhe qëllimi kryesor i saj është shkëmbimi i eksperiencës dhe ekspertizës së Art House me të gjithë pjesëmarrësit rreth benefiteve të digjitizimit, njohur ndryshe si akti i konvertimit të informacionit analog apo manual në informacion digjital apo automatik, me focus të lartë në procesin e konvertimit të informacionit nga letra në digjitale, duke mundësuar të gjenerohen raporte dhe “Big Data”, poashtu edhe statistika të ndryshme, si të ndihmohet dhe thjeshtësohet procesi i punës dhe benefite të tjera rreth të ardhmes digjitale.

Konferenca është e ndarë në 4 panele, njëri pas tjetrit, të cilët prekin katër fusha të ndryshme:
Paneli 1 – Digjitalizimi në Sektorin e Edukimit
Paneli 2 – Digjitalizimi në Shëndetësi
Paneli 3 – Digjitalizimi në Qeverisje
Paneli 4 – Digjitalizimi në Sektorin e Financave

Në konferencë pritet të marrin pjesë rreth 450 pjesëmarrës, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët do diskutojnë dhe ndajnë përvojat e praktikave më të mira rreth benefiteve dhe nevojës për transformim digjital.

Art House tanimë ka nënshkruar marrëveshje të re me Xerox DocuShare si një shitës me vlerë të shtuar (VAR), marrëveshje që mundëson ofrimin e Shërbimeve Profesionale Xerox në Kosovë dhe në të gjithë Evropën Juglindore për të gjitha Shërbimet Digjitale që ofron Xerox.

Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Blin Zeqiri, CEO në Art House deklaroi: “Është nder të kemi mundësinë që jo vetëm të jemi ofruesi i vetëm Master i Autorizuar i Shërbimit për Xerox në rajon, por edhe si një shitës me vlerë të shtuar (VAR) të kemi mundësinë të ofrojmë teknologjinë më të re dhe më atraktive në treg”.

Back to top button