Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë

Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka hyrë në një kapitull të ri në jetën e tij personale, pasi është bërë baba për herë të parë.

Në familjen e tij ka ardhur në jetë një djalë, të cilit i është vendosur emri Mars. Lajmi për ardhjen në jetë të fëmijës është ndarë edhe nga klubi italian Juventus FC përmes një publikimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tyre të urimit, klubi ka përgëzuar futbollistin kosovar për këtë moment të rëndësishëm në jetën e tij familjare.

Ardhja në jetë e djalit shënon një periudhë të veçantë për Zhegrovën, i cili po përjeton emocione të mëdha edhe jashtë fushës së futbollit./21Media

Back to top button