Festat e fundvitit i gjetën mëse të lumtur çiftin e njohur të aktorëve, Edona Reshitaj dhe Besart Sllamniku.

Ata u bënë prindër për herë të dytë. Sollën në jetë një vajzë të cilës emrin ia vunë Hana.

Sllaminku këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale ku tregoi se vazja e tyre erdhi në jetë me 22 dhjetor.

Ai publikoi një fotografi të ëmbël të dy fëmijëve, djalit Dukës dhe vajzës së porsalindur.

Per Festat e Fundvitit, Dukës i erdhi dhurate e motra, te cilen e therriste Hanë, sa ishte ende n’barkun e nanës. E vogla Hanë, mua dhe Edonen na beri prinder per here te dyte, me 22.12.2020”, shkroi Sllamniku./21Media