Periudha e karantinës duket se ka ndikuar pozitivisht te këngëtarja, Edona Llaloshi sa i përket karrierës. Ajo këtë kohë e ka shfrytëzuar për të punuar në projekte të reja njërin prej të cilit e ka publikuar sot, e që është i treti më radhë.

Edona ka lansuar ripërpunimin e këngës së vjetër popullore “Dada do ta shes”.

Producent i këngës është “Shpeta Sonuds”, kurse për videon është përkujdesur “EMF Creative”.

Si çdo herë Edona vjen me një paraqitje të bukur skenike.

Kjo është kënga e tretë e Edonës e publikuar në versionin akustik, dy prej të cilave janë “Loti Loti” dhe “Mërgim”./21Media