Mundësia e anulimit të dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, ka bërë që disa prej artistëve të reagojnë, duke kërkuar që një vendim i tillë mos të merrret tani.

I pari ishte Labinot Tahiri i cili paralajmëroi edhe protestë në rast se iu bashkëngjiten kolegët, ndërsa theksoi se nga dasmat varen edhe shumë veprimtari të tjera.

Kurse, këngëtarja Edona Llaloshi përmes një postimi në Instagram, ka folur për të drejtën autoriale.

Ajo ka thënë se është e mendimit që të formohet një shoqatë, e cila do të mbronte të drejtat e tyre artistike.

“Mendoj, se është e kotë të debatohet pa një bazë të mirë juridike!
Ka shume për tu thënë, dhe në mënyrë absolute nuk dua te ofendoj ose minimizoj punën dhe mendimin, cili do , nga kolegët e mijë, por mendoj dhe jam e sigurt pa një organizim më të mirë institucional, dhe me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, asnjëra nga këto “shqetësime” te ngritura, në te ardhmen e afërt nuk do të REALIZOHEN”
, ka shkruar ndër të tjera Edona në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B_2LSCrp9X9/

Ndryshe, ministri në detyrë Vitia dje deklaroi se 2020 do të jetë vit i distancës dhe se nuk do të ketë tubime të njerëzve. /21Media