Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se edukatorja e çerdhes “Xixëllonjat” ka rezultuar negativ në testimin për Covid-19.

Ahmeti ka thënë se çerdhja “Xixëllonjat” do të rifillon punën nesër, ndërsa edukatorja do të jetë në vetëizolim për 14 ditë.

Edukatorja e çerdhes Xixëllonjat ka rezultuar negativ në testimin për Covid, kështu që çerdhja rifillon punën nesër. Edukatorja do të jetë në vetëizolim për 14 ditë.

Falemnderit!

Posted by Shpend A. Ahmeti on Tuesday, 9 June 2020

Sot në vendin tonë janë shënuar gjashtë raste të reja me Covid-19./21Media