Egzona uron 8 Marsin

Egzona uron 8 Marsin

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Albatrit Muqiqit, Egzona ka shfrytëzuar ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për t’i uruar nënës, vjehrrës  dhe gjyshes 8 Marsin.

Me këtë rast ajo ka publikuar një fotografi të triave së bashku, teksa ka lënë një mbishkrim të veçantë.

“Urime 8 Marsi. Ju dua”, ka shkruar Egzona.


Ndryshe, në fillim të këtij viti në qendër të mediave rozë ishte familja Muqiqi për arsye se këngëtari i mirënjohur, Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij, Egzona u bënë prindër për herë të dytë. Ata u bënë prindër të binjakëve, të cilët i pagëzuan me emrat, Elia dhe Elard.

Albatriti dhe Egzona janë bërë prindër për herë të parë në maj të vitit 2017, të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Amelia./21Media