LIVE në TV 21 PLUS

LIVE në TV 21 PLUS

Të shtunën dhe të dielën, me 3 dhe 4 qershor, në Këln të Gjermanisë zhvillohen finalet e Ligës së kampionëve në konkurrencën e meshkujve, në ngjarjen kulmore të klubeve, në hendbollin evropian!

Katër skuadra konkurrojnë për titull, për një trofe, në LANXESS Arena, në Këln, në një nga palestrat më spektakolare, të një ambienti madhështorë, me prezencën e mbi 20 mijë shikuesve!

Janë: Barcelona e famshme, me megayjet: Gonzalo, Sorhaindo, Anderson, Rivera, Nodespo, Sypërshak, Viran, Garsia e të tjerë në mbrojte të titullit!

Pari Sen Zhermen, rivali më i fuqishëm i katalonasve, ka rastin e rehabilitimit: me Omejer, Hansen, Narcis, Akambri, Remili, Nilsen dhe Karabatiq më afër titullit!

Vest Prem i Hungarisë, për të pestën herë në finale me ekipin e përzier: hungarez, slloven, kroat, serb, malazez, islandez, suedez, spanjoll – një Evropë në një skuadër!

Vardari i Shkupit befasia më e madhe, për herë të parë në mesin e katërshës së madhe! Janë vetëm tre lojtarë maqedon, të gjithë të tjerët vijnë nga rajoni e Evropa, por aspiratat janë të mëdha!

Ky është Hendbolli, sporti i magjishëm!

Në TV 21 PLUS – LIVE

Gjysmëfinalet

3 qershor:

15.15 : Telekom Veszprém – Paris Saint-Germain

18.00: HC Vardar – FC Barcelona Lassa  

4 qershor:

15.15: Ndeshja për vend të tretë

18.00: Ndeshja finale

Studioja e hapur për dy ditë: prej orës 14.45 – 19.30, nikoqirë Agim Binaku e Bajram Shala!