Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim sot kryetarin e Odës së Avokatëve,  Behar Ejupi, nënkryetarin   Naim Rudari dhe kryetarin e Degës Regjionale të Avokatëve të Prishtinës,  Nasuf Hasani.

Në takim, sipas njoftimit të SHKK-së, u diskutua rreth sfidave dhe çështjeve me rëndësi për avokatët dhe institucionet korrektuese në kohë pandemie.

Gjatë takimit Thaçi i njoftoi të pranishmit  lidhur menaxhimin dhe masat e mara në parandalimin e pandemisë COVID–19, në institucionet korrektuese dhe atyre të paraburgimit, si dhe mbi gjendjen aktuale në përgjithësi në  institucionet korrektuese.

Nga ana e tij, Ejupi kërkoi që në varësi të situatës dhe konform rekomandimeve dhe udhëzimeve për mbrojtje nga pandemia, të mundësohet qasja më e lehtë për avokatët në institucionet korrektuese.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që të vazhdohet me bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt ndërinstitucional, me qëllim  të identifikimit dhe avancimit të të gjitha çështjeve, të cilat janë me rëndësi për të dyja institucionet”, thuhet nënjoftimin e SHKK-së./21Media