Kjo javë do të jetë e pasur me futboll, ku në program për ditën e martë dhe të mërkurë do të jenë xhirot e javës së katërt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Disa nga ekipet që mund ta rezervojnë biletën për kualifikime si 16 më të mirat janë Juventusi, Liverpooli, Barcelona, Chelsea, Bayern Munich, Manchester City dhe Sevilla.

Juventusi mund të kualifikohet nëse fiton kundër Ferencvaros dhe Dynamo Kyiv dështon të fitojë kundër Barcelonës.

Liverpooli do të kualifikohet tutje me një fitore kundër Atalantas.

Barcelona mund të kualifikohet me një fitore kundër Dynamo Kyiv ose edhe me një barazim nëse Juventusi e mposhtë Ferencvarosin.

Chelsea do të kualifikohet me një fitore kundër Rennes dhe Krasnodar dështon të fitojë kundër Sevillas.

Bayern Munich kualifikohet tutje me një fitore kundër Salzburgut.

Manchester City kualifikohet tutje me një fitore kundër Olympiacos.

Sevilla mund të kualifikohet me një fitore kundër Krasnodar dhe Rennes dështon të fitojë kundër Chelseat.