Ekipi anglez erdhi në Kosovë për të rritur performacën e ekipit të tij!

Trajnerë të njohur nga e mbarë bota, me ekipet e tyre po qëndrojnë këto ditë në qytetin e Pejës. Këtë e bëri të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili tregoi se cila është  e veçanta e ardhjes së ekipit anglez në Kosovë.
“Trenerë me nam nga mbarë Bota me ekipet e tyre po qëndrojnë këto ditë në Pejë! Kësaj radhe e veçantë ardhja e ekipit anglez në vendin tonë,një prej tyre kishte zbarkuar me ushtrinë Angleze si ushtar pas luftës e tash po vjen si trener me ekipin e xhudos për të stërvitur me ekipin tonë për të rritur performansën e Ekipit të tij!”, shkroi Kuka në Facebook, me ç’rast publikoi edhe një foto të bukur nga Qendra Nacionale në Pejë./21Media

Back to top button