Ekipi i filmit ”Vera Andrron Detin”, të lumtur që sukseset e tyre po e promovojnë Kosovën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është takuar me ekipin e filmit ”Vera Andrron Detin”.
Çeku e ka përgëzuar ekipin për sukseset që i kanë arritur.
Ministri Çeku ndër të tjera ka thënë se rezultatet kaq të mira të filmave kosovarë janë motiv për të vazhduar dhe rritur përkrahjen për kinematografinë e vendit.
Ndërsa edhe regjisorja e filmit, Kaltrina Krasniqi e ka falenderuar ministrin Çeku dhe është shprehur e lumtur që sukseset e tyre po ndihmojnë në promovimin e Kosovës.
Ndryshe, kujtojmë që filmi ”Vera Andrron Detin”, me regji nga Kaltrina Krasniqi ka fituar dy çmime nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve në Binealen e Venedikut.
”Vera Andrron Detin”, është filmi i parë nga Kosova që ka shfaqur premierë në Festivalin e Venedikut dhe ka fituar çmimet ”Inclusion Edipo Re” dhe ”Autoret gra nën 40 [vjet]”./21Media

Back to top button