Ekipi i Gjilanit ka ateruar në San Marino
19 Gusht 2020
Skuadra e Gjilanit ka mbërritur në San Marino, ku pritet ta zhvillojë ndeshjen e rundit parakualifikues në Ligën e Evropës, kundër Tre Penne.
Ndeshja e Gjilanit me Tre Penne do të zhvillohet nesër nga ora 21:00.
Klubi ka publikuar disa fotografi nga mbërritja, ku shihet se anatrët e skuadrës iu janë nënshtruar matjes së temperaturës.
SC Gjilani tashmë e ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të luajnë në ndeshjen ndaj Tre Pennes. /21Media