Futbollist dhe gjithë stafi i Kombëtares së Kosovës kanë rezultuar negativ në Covid-19. Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i Federatës se Futbollit të Kosovës.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe mediat se gjatë ditës së djeshme futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ në Covid-19. Kësisoj, ekspedita e Dardanëve sot do të udhëtojë e kompletuar për në Parma të Italisë”, thuhet në njoftim.

Dje Ekipi i Kombëtares së Futbollit të Kosovës është stacionuar në Kukës në një nga hotelet e qytetit ku kanë kryer testet për Covid-19 para  ndeshjes me Moldavisë, e cila do të zhvillohet me datë 3 shtator në Itali./21Media