Kosova rrëmbeu tri medalje të arta, një të argjendtë dhe tri kupa trofe në turneun ndërkombëtar të boksit “Mustafa Hajrulahoviq-Taljan”, i cili u zhvillua dje dhe sot në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë.

Në kategorinë me peshë 52 kg Bashkim Bajoku fitoi medaljen e artë dhe kupën si boksieri më teknik i turneut, ndërsa në kategorinë me peshë 64 kg, Shpejtim Bajoku fitoi medaljen e artë dhe kupën si boksieri më i mirë i turneut.

Në kategorinë me peshë 69 kg, Patriot Behrami medaljen e artë, ndërsa në atë për 81 kilogram, Besart Pireva medaljen e argjendtë dhe kupën si boksieri më luftarak.

Siç informoi Federata e Boksit, përzgjedhësi i Kosovës, Shefki Bogujevci u nda i kënaqur me boksin e treguar nga boksierët tanë.

Ndryshe, në këtë turne drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.