Asnjë rast i konfirmuar me COVID-19 në Mitrovicë

Asnjë rast i konfirmuar me COVID-19 në Mitrovicë

Gjithë ekipi mjekësor prej 10 punonjësve i Spitalit të Mitrovicës që e ka trajtuar pacientin e infektuar nga Skënderaj me COVID-19, ka rezultuar negativ në testimin e parë të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Mitrovicës , Agim Bahtiri.

Por, siç ka thënë ai stafi do të vazhdojnë vet-izolimin për dy javë në shtë pitë e tyre, e po ashtu du t’u pë rcillet edhe gjendja e tyre.

“Pra, fatmirësisht deri më sot nuk kemi asnjë person të infektuar me COVID-19 nga Mitrovica, që është qyteti i vetëm i madh në Kosovë pa persona që kanë rezultuar pozitiv në testim.Falënderoj secilin qytetar veç e veç për kujdesin që po tregojnë, duke zbatuar në mënyrë të shkëlqyeshme udhëzimet nga institucionet shëndetësore shtetërore.”, ka shkruar Bahtri në Facebook

Ai në fund ka porositur qytetarë t që të që ndrojnë në shtë pi.”Sepse ditë të mira do të vijnë së shpejti.”, ka përfunduar ai./21Media