Ekskluzive: Ledri Vula u bë baba
14 Dhjetor 2020
Sot është ditë e veçantë për familjen Vula. Rtv21 mëson se rep-artisti i njohur kosovar, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha sot u bënë prindër të një vajze.
Ledri e as Sara ende nuk kanë bërë asgjë publike në rrjete sociale.
Ndryshe, në muajin korrik Ledri dhe Sara e kanë bërë publik lajmin se po bëhen prindër. Ledri ka publikuar në muajin tetor projektin e veçantë “Si baba”, të cilin ia ka dedikuar vajzës së tij, që ishte duke ardhur në jetë./21Media