Ushqimet si buka e bardhë, gjalpi, reçeli, lëngu i frutave dhe çokollatat mund të gjenden kudo në frigorifere në tërë Britaninë. Por ato paraqesin rrezik të madh për njeriun, shkatërrojnë organizimin shpejtë.

Këtë e thonë ekspertët britanik të cilët identifikuan se këto ushqime që përfshihen në “ushqimet e Britanikëve” çojnë njeriun më shpejtë drejtë vdekjes.

Këtu përfshihen edhe pijet e ëmbëlsuara me sheqer dhe sheqeri i bardhë u rafinuar.

Këtë studim e bënë studiues nga Universiteti i Oksfordit. Ata paralajmërojnë se këto produkte kanë shumë kalori, yndyrë dhe sheqer, ndërkaq kanë pak fibra, andaj nxisin sëmundjet e zemrës.

Studiuesit britanik studiuan 116,806 individë, regjistruan se çfarë kanë ngrënë ata gjatë ditës për nëntë vite.

Gjatë kësaj periudhe, tek 4,245 persona u zhvilluan sëmundje kardiovaskulare dhe kishin sulm zemre apo edhe goditje në tru, nga të cilat raste 838 ishin raste fatale. Dy ushqime lidhen ngushtë me ndikimin në sëmundje të zemës, e ato doli të jenë yndyra dhe sheqeri.

Ata që preferuan më shumë ushqime me këta dy përbërës ishin 40 për qind  më të rrezikuar.

Ekspertët nga Universiteti i Oksfordit thonë se ky studim u ka ndihuar në  identifikimin e ushqimeve specifike dhe pijeve të cilat konsumohen në masë të madhe në Britani, e që shtojnë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe që çojnë drejt vdekjes. Sipas tyre, sëmundjet kardiovaskulare janë njëra prej shkaqeve që çon në vdekje në Britani dhe në këtë kontribuon ushqimi i varfër.

Pra, sipas studimit të tyre, ngrënia e më pak çokollatave, ëmbëlsirave, gjalpit, bukës  me nivel të ulët të fibrave, pijeve me sheqer, lëngjeve të frutave e sheqerit të bardhë,  do të ulte nivelin e të sëmurëve me sëmundje zemre dhe nuk do të ndikonte që personat që i konsumojnë ato të shkojnë drejtë vdekjes.

Ky sudim u publikua në revistën BMC Medicine./21Media