Ekspertët për akreditim përmbyllen vizitën

Grupi i ekspertëve ishin për vizitë në Universitetin “Kadri Zeka”

Në kuadër të procesit të akreditimit të Universitetit “Kadri Zeka” sot në Gjilan, ka qëndruar një ekip i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit, i shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim të Kosovës.

Ata fillimisht kanë zhvilluar takim me menxhmentin e Universitetit. Me këtë rast rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajam Kosumi tha se kanë zhvilluar një takim të frytshëm me ekspertët ndërkombëtar, pasi ka kohë që kanë filluar përgatitjet për këtë proces, andaj presin që gjithçka të shkojë mirë.

Grupi i ekspertëve për akreditim, që përbëhej nga prof. dr. Volker Gehmlich nga Universiteti i Osnabrukut, prof. dr. Volker Frederking nga Universiteti i Nurnbergut, prof. Stephen Adam nga Universiteti Westminster, prof. dr. Tauno Otto nga Universiteti i Talinit dhe prof. dr. Regita Bendikiene nga Universiteti i Kaunasit, pas takimit me menaxhmentin kanë vizituar hapësirat ku zhvillohet puna me studentët, laboratorët dhe kabinetet ku kryhet puna praktike.

Më pas ekspertët e akreditimit kanë mbajtur takime veç e veç me bartësit e programeve për akreditim, e riakreditim, ndërkohë kanë takuar edhe pjesën tjetër të stafit akademik gjithashtu edhe studentët.

Universiteti “Kadri Zeka ” ka bërë kërkesë për riakreditim të dy programeve të nivelit Bachelor: Marketing dhe Banka, Financa Kontabilitet, kurse për akreditimit janë tri programe të reja Master: Edukimi Special, Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike dhe programin E-Qeverisja, po ashtu Universiteti ka aplikuar edhe për riakreditm Institucional.

Back to top button