Njerëzit që kanë marrë një vaksinë Covid-19 mund të transmetojnë virusin te të tjerët dhe duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat e bllokimit, ka paralajmëruar zëvendës shefi mjekësor i Anglisë.

Duke shkruar në Sunday Telegraph, Prof Jonathan Van-Tam theksoi se shkencëtarët “nuk e dinë ende ndikimin e vaksinës në transmetim”, përcjell portali rtv21.tv

Ai tha se vaksinat ofrojnë “shpresë” por shkalla e infeksionit duhet të ulet shpejt.

Matt Hancock tha se 75% e të moshuarve mbi 80 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë vaksinën e parë kundër Covid-19.

Të dy vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca kërkojnë dy doza,

Prof Van-Tam tha se “asnjë vaksinë nuk ka qenë kurrë” 100% efektive, kështu që nuk ka mbrojtje të garantuar.

Është e mundur të kontraktohet virusi në periudhën dy deri në tre javë pas marrjes së një vaksine, tha ai – dhe është “më mirë” të lejohen “të paktën tre javë” deri sa imunitetit të zhvillohet plotësisht tek njerëzit e moshuar./21Media