Eksperti mjeko-ligjor: Liridona Ademaj u qëllua me armë nga një distancë rreth 2-5 cm

Eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka po deklarohet në seancën e sotme që po mbahet ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Ai tha se është konstatuar se distanca e qitjes ka qenë rreth 2 deri në 5 cm.
“Në bazë të provave mjeko-ligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet rreth 2 deri në 5 cm”, tha ai në gjykatore.
Naim Murseli dhe të tjerët janë sjellur të prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie në gjykatë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?