Të qëndrosh prapa objekteve që zbulojnë pasionin

Të qëndrosh prapa objekteve që zbulojnë pasionin

Të realizosh fotografi nuk është e vështirë, mirëpo të bartësh mesazh të qartë përmes saj vërtetë është madhështore!

Fotografja Pamela Hachem nga Bejruti i Libanit këtë lloj arti fotografik ia filloi krejt rastësisht.
Kur fotografia përdoret jo vetëm për të pasqyruar një natyrë apo një person ashtu sic duket po njëfarë mënyre është pasion që shkonë përtej realitetit. Një lidhje ndërmjet fotografit dhe imazhit që dëshiron ta përcjellë, shkruan rtv21.tv.

“Pas fitimit të disa përvojave në fotografi, kuptova se unë dua diçka që nuk është vetëm tërheqëse për syrin, por diçka që i bën njerëzit të shohin përtej sipërfaqes dhe të eksplorojnë identitetin e tyre”, ka thënë fotografja Hachem.

Ky set fotografik është një projekt artistik dhe konceptual që tregon një histori prapa çdo portreti. Është i pazakont, pasi ideja kryesore prapa kësaj është që çdo person mban objektin që zbulon pasionin e tij ose të saj./21Media