Ekspozitë me punimet e realizuara nga fëmijët me nevoja të veçanta
15 Dhjetor 2020
Në Gjilan sot është hapur ekspozita me punimet të cilat janë realizuar nga nxënësit me nevoja të veçanta, të cilët trajtohen në Qendrën e kujdesit ditor “Pema”.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur të jetë i impresionuar me punimet e këtyre fëmijëve.
“Unë e di që këta fëmijë janë të jashtëzakonshëm, janë nderi i qytetit tonë. Kjo ekspozitë tregon se sa janë të gatshëm dhe të zhvilluar në mënyrë që të na ofrojnë neve me pa art dhe me i pa aftësitë e tyre. Kjo na obligon që të bëjmë më shumë për ta”, tha Haziri.
Ndërkaq, koordinatorja e Qendrës së kujdesit ditor “Pema”, Emine Sallahu, falënderoi Hazirin për mbështetjen e madhe në të gjitha projektet.
“Le të jetë mesazhi i përgjithshëm që këta fëmijë të mbështeten kurdoherë, jo vetëm për një ditë ose për një muaj. Unë e falënderoj kryetarin Haziri, DKRS në për mbështetjen e çdo projekte të organizatës sonë”, tha ajo.