Anëtarët e foto klubit “Çkrap” nga Tetova sonte në orën 19:00 do të organizojnë ekspozitën tradicionale vjetore të fotografive. Kjo është ekspozita e 17-të e fotografive, të cilat publiku i Tetovës për herë të parë do të ketë mundësi t’i shohë në oborrin e Shtëpisë përkujtimore të Jovanci pranë Muzeut të zonës së Tetovës.

“Në këtë ekspozitë do të prezantohen 20 fotografë me rreth 40 fotografi. Për shkak të pandemisë ekspozita është në oborrin e Muzeut të zonës së Tetovës, ndërsa njëherit do të ruhen të gjitha masat për mbrojtje nga koronavirusi, secili do të duhet të mbajë maskë, të dezinfektohet dhe do t’u matet temperatura. Kjo ekspozitë është mundësi që të tregohet puna e anëtarëve tanë në vitin e kaluar, ndërsa tema është e lirë, gjegjësisht autorët vetë zgjedhin çfarë fotografi do të ekspozojnë”, informuan nga klubi.

Foto klubi “Çkrap” është formuar në vitin 2003.