Ekstradohet nga Franca për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, më 2 prill 2026 ka realizuar ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Franca në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë” dhe shmangie nga drejtësia.
Ekstradimi bëhet e ditur se është kryer në përputhje me ligjet në fuqi dhe në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për vazhdimin e procedurave ligjore.
Policia e Kosovës njofton se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për gjurmimin dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale brenda dhe jashtë vendit.