Ekzekutohen 33 persona nga ISIS-i në Siri

ISIS ka vrarë 33 persona në stil ekzekutimi në Siri të mërkurën

Vëzhguesit e të drejtave të njeriut për Sirinë kanë raportuar se organizata terroriste ka bërë vrasje masive në shkretëtirën al-Mayadin në afërsi të qytetit strategjik Deir Ezzor.

Incidenti ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme, dhe është operacioni më i madh  i ekzekutimeve nga Shteti Islamik në vitin 2017, shkruan rtv21.tv.

Raporti deklaron se persona të moshave 18 deri në 25 vjeç janë vrarë me vegla të mprehta, dhe nuk dihet nëse viktimat janë pjestarë të forcave të qeverisë, milicisë apo forca rebele./21Media

Back to top button