Sot janë ekzekutuar pagat shtesë për punëtorët shëndetësor. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” ka bërë të ditur se pagesat shtesë janë ekzekutuar për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

“Për mjekët shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor”, ka shkruar tutje Zemaj./21Media