I dënuari me vdekje, Brandon Bernard është ekzekutuar në Indiana pasi lutjet e mëshirës së minutës së fundit u refuzuan nga Gjykata e Lartë në SHBA.

Bernard, 40 vjeç, u dënua për vrasje në vitin 1999 kur ishte adoleshent dhe është shkelësi më i ri që ekzekutohet nga qeveria federale në gati 70 vjet.

Bernard i tha familjes së çiftit që ai vrau se ishte i penduar, para se të vdiste me injeksion vdekjeprurës të enjten, transmeton rtv21.tv.

Katër ekzekutime të tjera janë planifikuar para përfundimit të presidencës së Donald Trump. Nëse realizohen të pesë ekzekutimet, Trump do të ketë mbikëqyrur më shumë ekzekutime nga një president i SHBA-ve në më shumë se një shekull. Kjo do të sillte në 13 numrin e përgjithshëm të ekzekutimeve federale që nga korriku.

Fjalët e fundit të të dënuarit me vdekje

Bernard u shpall i vdekur në orën 21:27 me kohën lokale të enjten (02:27 GMT e premte) në një IEVP në qytetin e Terre Haute.

Para kësaj ai i drejtoi fjalët e tij të fundit drejt familjes së viktimave, duke folur me qetësi për më shumë se tre minuta.

“Më vjen keq. Këto janë fjalët e vetme që mund të them që kapin plotësisht se si ndihem tani dhe si u ndjeva atë ditë”, tha ai, sipas Associated Press.

Ekzekutimi u shty për më shumë se dy orë pasi avokatët e Bernard kërkuan nga Gjykata e Lartë ta ndalonte atë, por kërkesa u refuzua./21Media