Dy bebet elefantë, që rojtarët e pyllit thonë se janë tre ose katër javësh, u pikasën në Minneria, rreth 200 km në veri lindje të Kolombos, pjesë e një tufe elefantësh. Pasi kanë vëzhguar elefantët nga distanca, zyrtarët kanë thënë me bindje se ata janë binjakë. Sidoqoftë, rojtarët do të duhet të kryenin teste ADN të tufës, për konfirmim.

Nëse do të konfirmohej, kjo do të ishte hera e parë që shihen dy elefantë binjakë bashkë me nënën e tyre.

Bebet elefantë u panë jo larg zonës ku shtatë elefantë ngordhën të helmuar në shtator, në një akt për të cilin u fajësuan fermerët lokalë.

Rreth 200 elefantë vriten çdo vit në Sri Lanka, pjesa më e madhe nga fermerë.