Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të parë. Elia ka sjellë në jetë një vajzë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, më 22 tetor.

Vogëlushja është pagëzuar me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e mbretëreshës. Sot gjatë ditë Elia ka publikuar fotografitë e para familjare, teka ka falënderuar të gjithë për urimet me rastin e lindjes së vajzës.

Ajo ka theksuar se dita e lindjes së Princeshës së tyre ishte emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine kishte vdekur.  Këtë ajo e ka cilësuar si një përshëndetje nga bota e engjëjve.

‘’Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë’’, ka shkruar Elia ndër tjera në Facebook./21Media