Kosova i ka dhënë fund ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Evropian pasi ka pësuar humbje në ballafaqim me Maqedoninë e Veriut me rezultat 2-1, raporton KosovaPress.

Një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se “Çfarë do që të bëhet, mbetem fanatik i ekipit të Kosovës”.

“Çfarëdo që bëhet, mbetem fanatik i ekipit të Kosovës, pavarësisht rezultatit. Jam krenar me Kosovën, pa kushte, në të mirë e të keq, në mot me diell e stuhi me shi. Unë biri yt Kosovë!”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.

Çfarëdo që bëhet, mbetem fanatik i ekipit të Kosovës, pavarësisht rezultatit. Jam krenar me Kosovën, pa kushte, në të mirë e të keq, në mot me diell e stuhi me shi. Unë biri yt Kosovë!

Posted by Kadri Veseli on Thursday, October 8, 2020