Çifti i njohur i estradës shqiptare, Elita Rudi dhe Gjiko po bëhen prindër për herë të dytë, shkruan rtv21.tv

Lajmin dyshja e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Instagram ku kanë zbuluar se çifti së shpejti do bëhen me një vajzë.

“Jemi shume te lumtur qe famijes tone po i shtohet nje vajze! Faleminderit Zot”, ka shkruar Elita në Instagram.

Gjiko dhe Elita u martuan më 21 shtator të 2018-së, në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë ku pjesë e saj ishin fytyra të njohura publike. Ndërsa, në shkurt të vitit 2019 çifti janë bërë prindër të një djali për herë të parë. /21Media