Arkitektja Eliza Hoxha do të përfaqësojë Kosovën në edicionin e 16-të të ekspozitës ndërkombëtare në Bienale të Venedikut

Arkitektja Eliza Hoxha do të përfaqësojë Kosovën në edicionin e 16-të të ekspozitës ndërkombëtare në Bienale të Venedikut

Hoxha do të marrë pjesë me temën “Qyteti është gjithandej”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se tashmë ministria ka zgjedhur që Hoxha ta përfaqësojë Kosovën në këtë bienale.

Sipas tij, tema e përzgjedhur nga Eliza Hoxha është një mundësi e mirë për të pasqyruar retrospektivën historike të viteve 90-ta.

Kurse Hoxha, tha se tema e zgjedhur  ka tri elemente të rëndësishme.

Pavilioni  është në shtëpi e pakryer me blloka, shtëpia është përzgjedhur për arsye se në vitet e 90’ta, shtëpia ka qenë  një hapësirë që e ka kompensuar mungesën e qytetit.

“Përderisa jetën tonë sociale dhe publike e kemi futur në shtëpitë e shpërndara. Brenda është hapësirë publike që në mënyrë metaforike mundohet të paraqitet një pasqyre të lirisë, streha jonë në këtë pavilion janë satelitet”, tha ajo.

Jehona Shyti, komisionere për pavionin e Republikës së Kosovës tha se kjo temë lidhet me vitet e 90-ta,  me rezistencën sociale. Titulli “Qyteti është gjithandej” që tregon për hapësirat private që ishin shndërruar në hapësira publike.

Hapja e pavilionit të Republikës së Kosovës bëhet më 24 maj në orën 14:15 në Arsenale.