Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha, sonte njoftoi se u shërua nga Covid-19, por ende me terapi shtëpie. Hoxha përmes një postimi në facebook tregoi për ditët që ka kaluar në spital.

“Pas 20 ditesh – 10 në shpi e 10 në spital nga sot zyrtarisht jam Covid Free, por ende me terapi sh’pie në vazhdim.”, shkroi ndër të tjera Hoxha.

Ajo më tutje u bëri thirrje qytetarëve të mbajnë distancën, të mbajnë masaka dhe të lajnë duart.

Kujtojmë që, në Kosovë kanë vdekur 185 persona të prekur nga Covid-19, 7 mijë e 413 janë infektuar, ndërsa, janë shëruar 4 mijë e 27 persona./21Media