Ellen DeGeneres infektohet me Covid-19
10 Dhjetor 2020
Drejtuesja amerikane e emisionit “Ellen DeGeneres” ka njoftuar se ajo është pozitive për Covid-19. “Për fat të mirë, tani jam mirë,” postoi ajo në rrjetet sociale, përcjell portali rtv21.tv
Programi i saj “Ellen DeGeneres Show “ do të ndalojë prodhimin deri në janar, sipas një deklarate nga prodhuesit.
Shfaqja u kthye në shtator mes akuzave për sjellje të keqe nga stafi i lartë. Tre prodhuesit kryesorë u pushuan nga puna. DeGeneres, kërkoi falje publikisht duke premtuar “ndryshime të nevojshme”./21Media