Ellie Goulding do të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja e njohur për Vogue. Ajo ka treguar se është 30-javëshe shtatzënë.

Goulding, që kurorëzoi dashurinë me martesë me Caspar Jopling, në gusht të 2019-s, tha për revistën se ajo ishte shtatzënë gjatë një spektakli disa muaj më parë dhe as që ja kishte idenë.

E zbuluam kur unë dhe Caspar udhëtuam jashtë me rastin e 1-vjetorit të martesës. Ishte çmenduri sepse ishte përvjetori ynë i parë. Nuk ishte ky plani. Mendimi se mund të isha shtatzënë nuk dukej se mund të bëhej realitet. Të mbetesha shtatzënë më bëri të ndihesha njerëzore. Po e shijoj shumë. Edhe bashkëshorti po e shijon shumë”, ka treguar Goulding.

Ndryshe, “New Love” mban titullin projekti më i fundit muzikor i Elle, të cilin e publikoi për publikun rreth 1 muaj më parë./21Media