Ellie i thotë të gjitha

Ellie i thotë të gjitha

Ellie Goulding pranoi se ka pirë një gotë alkool para intervistave dhe performancave për t’u dukur “më e çmendur ose më interesante”.

Këngëtarja angleze në një intervistë për Fearne Cotton, tha se shpesh duhet të prezantohet ashtu si nuk është ndaj pi për t’u përballur me “situatën surrealiste”. Ajo gjithashtu tha se përgatitej për intervista duke pirë, madje edhe para se të paraqitej në “Live Lounge” të BBC-së, e cila zakonisht xhirohet herët në mëngjes.

Mendova se pija do të më bënte pak më shumë interesante dhe gazmore,” tha Goulding.

Ajo zbuloi po ashtu se i është nënshtruar për një kohë të gjatë një terapie sa i takon kontrollit të zemërimit.

Këngëtarja, e cila performoi në dasmën e Princit William dhe Kate Middleton në vitin 2011, u bë e famshme falë hiteve , “Burn” dhe “How Long Will I Love You”./21Media