Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Zyra e shtypit në FSHF bëri të ditur se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.