Kanë mbetur edhe dy ditë nga koncerti virtual i Dua Lipës, më 27 nëntor.

Nëpëmjet një postimi në Instagram, Dua Lipa ka bërë të ditur se koncertit të saj do i bashkohet edhe Elton John.

Ndërsa ditë më parë, Dua ka treguar se pjesë e koncertit do të jetë dhe Miley Cyrus me të cilën ka publikuar dhe bashkëpunimin më të fundit “Prisioner”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Koncertin e Dua Lipës do të mund ta ndjekin adhuruesit e saj në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Kroaci, Bulgari, Hungari, Çeki, e Greqi.

Kujtojmë se Dua së bashku me Beyonce dhe Taylor Swift kryesojnë nominimet për çmimet Grammy 2021./21Media