Elton John në paraqitjen e fundit, është parë me veshje sportive dhe është dukur të jetë në formën e tij më të mirë.
70 vjeçari është fotografuar duke e lënë dyqanin Gucci, së bashku me bashkëshortin e tij. Elton John kishte kombinuar veshjet sportive me syze shumë të veçanta dhe me aksesor. Ai pavarësisht moshës është dukur të jetë shumë në formë, madje mjaft i lumtur.
Elton John është këngëtar i famshëm qysh prej viteve të 70-ta dhe është i njohur për një numër të madh të hiteve botërore të cilat vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.




